VLORE -- Besnik Dervishi lë prefekturën e Vlorës duke i kaluar zyrtarisht detyrën prefektes së re Etjona Hoxha. Ajo është pedagoge në departamentin e Gjuhë-Letërsisë në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" dhe njëherësh pjesë e Asamblesë Kombëtare të Forumit të Gruas Socialiste. Ende nuk dihet detyra e re që do të marrë ish-prefekti, por vetë ai tha gjatë fjalimit se i është caktuar një "detyrë e rëndësishme në Kryeministri".
Besimi në duart e një gruaje të një detyre kaq të rëndësishme, siç u shpreh prefektja e re, është vlerësim i cili sipas saj do të shpërblehet me punë. Punë e cila, siç theksoi ajo, do të nisë duke sulmuar fenomenet si korrupsioni, papunësia, nepotizmi, pandëshkueshmëria dhe papërgjegjshmëria. Prefektja e sapoemëruar tha se Vlora do të jetë pjesë integrale e procesit për reformën adminsitrativo-territoriale, e cilësuar si një nga prioritetet e qeverisë.
Në ceremoninë e mbajtur në teatrin "Petro Marko" në qytetin e Vlorës, kryeminitri Edi Rama i shprehu mbështetjen e qeverisë Etjona Hoxhës në këtë detyrë të re, ndërsa theksoi se shpreson që ajo të bëjë realitet gjysmën e premtimeve, për të sjellë një marrëdhënie të re mes njerëzve dhe institucioneve, duke vendosur në vend, sipas tij, dinjitetin e njerëzve në raport me shtetin.
Kreu i qeverisë foli për nevojën e nxitjes së sipërmarrjes në krijimin e vendeve të reja të punës, dhe jo në politikën e paraardhësve të tij që e konceptonin shtetin si "fole punësimi".
"Eksperienca na e tregoi, se paraardhësit e transformuan shtetin në fole punësimi me njerëz që figurojnë punonjës të shtetit, kur në fakt janë pensionistë që marrin një rrogë dhe nuk ua kthejnë këtë me shërbimin që meritojnë qytetarët. Ne nuk mund të vazhdojmë në këtë traditë të shëmtuar të një pushteti të përqëndruar në një klientelë të ngushtë nepotike e klanore. Duhet të bëjmë institucionet e shtetit të kriojnë kushtet që Shqipëria të zhvilohet përmes punësimin dhe edukimit", tha Rama.
Administrata sipas kreut të qeverisë, tashmë duhet të jetë hapësirë për njerëzit me talent, dhe jo për kushërinjtë.
"Tani që jemi në pushtet duhet t'i japim një përmase të re atyre personave që e kishin të pamundur të merrnin pjesë, ku gjithkush ishte i kërcënuar drejtpërdrejt për bukën e gojës. Dua të jem shumë i qartë se ne duhet të nxjerrim më të mirën nga çdo vatër progresisti dhe progresi, nga çdo pjesë e komunitetit, në mënyrë që t'i japim vendin që meriton çdo talenti, çdo eksperience dhe t'i japim fund një ndasie të vjetër e shkatërruese të atyre që me pushtetin nuk dinë gjë tjetër veç të rregullojnë në punë kushërinjtë. Kjo është vota më e brishtë që kemi marrë sepse është e lidhur me pritshmëri të jashtëzakonshme dhe e kemi detyrim për ta respektuar popullin, në rradhë të parë duke mos përsëritur gabimet e paraardhësve", u shpreh kryeministri Rama.
RAMA: KRIZA E SEKTORIT ENERGJETIK, E TRASHEGUAR
Kryeministri Rama tha se kriza në sektorin energjetik është e një sistemi të trashëguar nga ish qeveria Berisha dhe që s...