A1 Report - Legjenda e Hollivudit, Mickey Rooney vdes ne moshen 93-vjeçare

2015-08-22 5

SHBA -- Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare, aktori legjendar amerikan Mickey Rooney. Vitet e fundit aktori ka pasur problem me shëndetin, ndërsa vdekja e tij ka qenë për shkaqe natyrale.

I lindur në Brooklyn, aktori e nisi karrierën e tij vetëm 18 muajsh ku merrte pjesë në koncertet me variete që organizonin prindërit e tij. Rooney konsiderohet si një nga yjet e kinemasë pasi filmat e tij ishin ndër më të shiturit.

Ndër filmat më të njohur të tij mund të përmenden "Babes in Amrs", "The Human Comedy" si dhe seriali televiziv "Bill".

Nga 1965-a, 200 filma të Mickey Rooney kishin nxjerrë fitim më shumë se 3 miliardë dollar në të gjithë botën. Laurence Oliver e ka vlerësuar Rooney si aktorin më të madh të filmit amerikane.

93-vjeçari ka qenë martuar 8 herë gjatë jetës së tij. I pyetur nëse do të martohej sërish me to, Rooney tha se padyshim që do të martohej sërish pasi i kishte dashuruar të gjitha.

Ndër çmimet më të rëndësishme të fituara prej tij mund të përmenden dy çmimet e Academy Awards në vitet 39' dhe 83' si dhe dy çmime "Oscar" në vitet '64 dhe '82.

Free Traffic Exchange