A1 Report - Ukraine, presidenti therret mbledhje emergjente pas protestave pro ruse

2015-08-22 0

DONETSK - Presidenti i përkohshëm Turchynov ka thirrur në një takim urgjent krerët e shërbimeve të sigurisë, pasi protestues pro-rus kanë sulmuar ndërtesat qeveritare në tre qytete lindore të Ukrainës, duke ngritur flamurin rus nën thirrjet "këtu është Rusi", raporton BBC.

Kështu në Donetsk, rreth 50 njerëz, pjesë e 2.000 protestuesve në qendër të qytetit, arritën të kalojnë bllokadën e policisë duke hyrë në ndërtesën e administratës rajonale. Ata bënë thirrje "Donetsk është një qytet rus" duke ngritur flamuj rus sipër ndërtesës ndërsa kërkuan që të ketë një referendum mbi pavarësinë e rajonit nga Ukraina

E njëjta situatë ndodhi edhe në qytetet e Kharkivit dhe Luhanskut, në afërsi të kufirit rus, ku dhjetëra demonstrues sulmuan zyrat e agjencisë së sigurimit të shtetit.

Mediat e ukrainase njoftojnë se protestuesit sulmuan ndërtesën me vezë, granata tymi dhe bomba molotov.

Tensionet janë në rritje ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, ku me mijëra ushtarë rusë ende janë të vendosur përgjatë kufirit.

Rusia është shprehur se do të mbrojë të drejtat e rusëve etnikë në Ukrainë, të cilën ajo pretendon se janë të kërcënuar nga qeveria e re, por ka thënë se nuk do të sulmojë ushtarakisht territorin ukrainas.

Free Traffic Exchange