FIER- Kabllot elektrike, të televizioneve apo linjave të internetit në rrugët kryesore të qytetit të Fierit, do të jenë pjesë e së shkuarës.
Premtimi është bërë nga nënkryetari i bashkisë Fier, Flamur Mato, i cili thotë se përveç heqjes së kabllove do bëhet sistemimi i rrjetit elektrik nën tokë.
Ky aksion vjen pas vendimit të këshillit bashkiak për pastrimin e hapësirave publike, ndërsa ka gjetur edhe mirëkuptimin e pronarëve të zonës.