A1 REPORT troket në shtëpinë e Kudret Kumes, shqiptarit të vrarë ng torturat në burgun Nigritas të Greqisë. Nëna e tij mes lotësh gjen forcën për të kërkuar drejtësi dhe sqarime nga pala greke se përse i hoqën djalit zemrën. Ajo thote se e priste ta bënte dhëndër e jo ta qante
Në familjen e Kudret Kumes, vijon të mbizotërojë dhimbja, por jo vetëm për humbjen e birit të tyre, por për maskrimin e trupit të tij të pajetë dhe torturat në burgjet greke. Në një rrëfim ekskluziv për A1 REPORT, një ditë pasi ekspertiza shqitpare konstatoi se të dënuarit shqiptar i kishin hequr zemrën, nëna e Ilia Karelit, me emrin e vërtetë Kudret Kume, bën apel që shteti shqiptar t'i kërkojë llogari Greqisë për heqjen e zemrës dhe për të zbardhur vrasjen e djalit të saj.
Gazetari Arsen Rusta është gjendur në fshatin Zhupan, aty ku jeton familja e tij e cila pak ditë më parë i dha lamtumirën e fundit 42-vjeçarit. Resmie Kume i quan të pashpjegueshme torturat ndaj djalit të saj, duke thënë se për vrasjen e gardianit mund të merrte dënim, por jo të masakrohej. Mes lotësh e dhimbjes, ajo rrëfen se e priste Karelin në Shqipëri për ta bërë dhëndër dhe për të nisur një jetë të re në atdhe.