BULQIZE - Një burim i ujit të pijshëm është kthyer në mollë sherri mes dy fiseve në komunën Ostren të rrethit Bulqizës, duke çuar deri në konflikt fizik çka ka sjellë edhe të plagosur mes fiseve.
"Përroi i Alko Matës" pretendohet nga pjestarët e fisit Mata në Fshatin Licjan, ndërsa të njëtin pretendim për burimin kanë edhe pjestarët e fisit Muça nga fshati Orzhanovë.
Sikur të mos mjaftonte ky fakt, këshilli i komunës Ostren ka lëshuar dy vendime për marrjen e këtij burimi, përkatësisht një për fisin Mata dhe një tjetër për fisin Muça.
Këta të fundit kanë vendosur të takohen për ta zgjidhur këtë problem, por komunikimi i ka lënë vëndin grushtave, e për pasojë pjestarët e fisit Muca janë dërguar të lënduar në spitalin e Bulqizës.
Ndërkohë blutë e Bulqizës kanë nisur punën për zbardhjen e këtij konflikti.