A1 Report - Ukraina refuzon rritjen e çmimit te gazit rus: Agresion ekonomik

2015-08-22 1

KIEV - Ukraina ka refuzuar veprimin e Rusisë për dyfishimin e çmimit të gazit rus ndërsa ka kërcënuar se mund të marrë masa ligjore ndaj këtij veprimi, njofton BBC.

Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës , Arseni Yatsenuk , tha se rritja e çmimit nga ana e Moskës është një formë e "agresionit ekonomik".

"Rusia nuk ishte në gjendje për të pushtuar Ukrainën me anë të agresionit ushtarak. Tani ata janë duke zbatuar plane për të mbërthyer Ukrainën përmes agresionit ekonomik " u shpreh Yatsenyuk

Ndërsa Ministri ukrainas i Energjisë, Yuriy Prodan tha se do të përpiqet të negociojë çmimin, por paralajmëroi se nëse nuk arrihet një marrëveshje atëherë do të ndërpritet furnizimi me gazin rus.

Ndërkohë Moska ka argumentuar se ndryshimi i çmimit vjen për shkak të dështimit të Kievit për të paguar faturat e saj që kapin shifrën e 1.7 miliardë dollarë.

Kompania e kontrolluar nga shteti rus "Gazprom" ka rritur koston e gazit për Ukrainën me 81% duke e çuar çmimin e rreth 485 dollarëve për 1000 metra kub nga rreth 268 dollarë që ishte më parë.

Rritja e çmimit të gazit vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës janë të tensionuara për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Free Traffic Exchange