Artistët figurativ nga Tetova janë detyruar që të hapin ekspozitë për të shtiru pikturat e tyre, me qëllim që të përfundojnë punimet për ndërtimin e shtëpisë së artistëve figurativ, që kishin filluar pesë vite më parë. Me vetiniciativë artistët kishin filluar të ndërtojnë këtë shtëpi por për shkak të mungesës së mjeteve, e njëjta nuk është përfunduar. Drejtori i Shoqatës së artistëve figurativ Nevzat Kica thotë se tashmë disa herë ka kërkuar nga Komuna dhe Institucionet tjera që të ndihmojnë në iniciativën e tyre, por gjithçka ka qenë e kotë.
'Fatkeqësisht ky projekt reprezentues është e vërtetë se është lënë pas dore. Ministria e
Nuk e kemi raportin final të komunës së Tetovës se për çka është përcaktua komisioni për kulturë , mirëpo kemi të dhëna për diku 180 000 deri në 200 000 denarë, që janë shumë pak për këtë projekt i cili është shumë i shtrenjtë. Kulturës nuk ka mjetet të parapara për investime kapitale, të shoqatave', tha Nevzat Kica - kryetar i SHAF.
Për shkak se shitja e pikturave nuk shkon sipas planifikimeve, drejtuesi i kësaj Shoqate në mënyrë ironike kërkon nga politikanët që të blejnë ndonjë pikturë, që të ndihmojnë në ndërtimin e objektit.
'Presim edhe prej ministrave edhe faktorëve tjerë politik në qeveri sepse reale është të presim prej tyre që me marrjen e një pikture ti ndihmojnë realizimit të këtij projekti', deklaroi Nevzat Kica - kryetar i SHAF.
Artisti Behar Ferati i cili kujdeset për shitjen e pikturave në galerinë e arteve në Tetovë, thotë se për dhjetë ditë nuk është shitur asnjë pikturë.
'Nga personat fizik mund të them se nuk ka shitje, pra interesimi nuk është në nivel', u shpreh Behar Ferati -- artist.
Për fat të keq sipas artistëve, ekspozita ka rezultuar e dështuar, për shkak se shitjet e pikturave as për së afërmi nuk kanë ndihmuar iniciativën e artistëve për të përfunduar punimet për ndërtimin e shtëpisë së artistëve figurativ. Bashkim Sulejmani