A1 Report - Greqi, drejtori i burgut vrasesit te Ilia Karelit:Je punonjes i mire

2015-08-22 4

TIRANE- Detaje të frikshme nga torturat që i kanë bërë Kudret Kumes (Ilia Karelit), gardianët e burgut të Nigritas, kanë dalë dje në dritë nga mediat greke. Prokurorja Gjeorgjia Toutonutzi ka thirrur dje para saj 8 nga 15 gardianët që do të ndiqen penalisht për vdekjen e të burgosurit shqiptar dhe aty është dorëzuar dosja e plotë e hetimeve.

Kjo dosje është siguruar nga mediat greke dhe "Tovima.gr" ka publikuar deponimin e një oficeri të Shërbimit të Brendshëm, që tregon me hollësi se çfarë ka ndodhur një javë më parë në burgun Nigritas. Aty përshkruhet se si 42-vjeçari shqiptar është rrahur nga të gjithë gardianët e turnit, plot 14 veta, përveç njërit. Sipas "tovima.gr" në deponimin e oficerit përshkruhen me emra torturuesit, duke veçuar dy prej tyre që kanë qenë më të zellshmit. Madje njëri nga ta ishte edhe personi që i shkaktoi plagën vdekjeprurëse në gjoks.

"Po vdiq do të humbasim shtëpitë"
Deponimi i oficerit "djeg" edhe drejtorin e burgut që jo vetëm ishte në dijeni po ka qenë edhe i pranishëm gjatë rrahjes. "Një nga të 14-të veta që po e godisnin Karelin bërtiti: 'Ndaloni se do ta vrasim'. Megjithatë asnjë nuk e dëgjonte dhe pas pak edhe ai që bërtiti filloi ta shkelmonte sërish. Në një moment drejtori i burgut dëgjoi të bërtiturat e të burgosurit dhe hyri në dhomën ku po e rrihnin.

Sapo pa sa ishte dëmtuar Kareli u tha gardianëve: 'Kush ka ndërmend që ta gjuajë akoma le ta bëjë tani, por do ta marrë ai përgjegjësinë! Po vdiq do të humbasim shtëpitë'. Pak më vonë thirrën një të burgosur që të pastronte gjakun nga qelia, por gardianët nuk shqetësoheshin, sepse kishin planifikuar që ta çonin Karelin ditën tjetër tek doktori. Vetëm gardiani që ishte përgjegjës i turnit ishte i shqetësuar, sepse përgjegjësia binte mbi të, ndaj edhe ai shkoi në dhomën e monitorimit për të ndjekur Karelin, sepse kishte frikë se mos vdiste", përshkruan oficeri.

Kryegardiani
Oficeri i Shërbimit të Brendshëm ka rrëfyer me hollësi gjithë "aksionin" e gardianëve grek ndaj shqiptarit, të cilin e kanë pritur me dru që në momentin e parë. Në rrëfimin e tij del qartë edhe roli i kryegardianir që mere pjesës në rrahje. "Fillimisht kryegardiani vajti të bënte gatin qelinë ku do të mbahej Kareli dhe më pas shkoi tek drejtori, duke i kërkuar forcimin e masave të sigurisë për të burgosurin.

Pas kësaj ai ka vajtur tek "dhoma e pritjes", ku kishte filluar rrahja masive ndaj të burgosurit. Në fillim kryegardiani u përpoq që t'I përmbante gardianët e tjerë duke u thënë: 'Çfarë bëni, drejtori nuk ka ikur ende'. Por, në çast filloi edhe ai ta qëllonte me shpulla Karelin. Në një moment kryegardiani kërkoi që t'I sillnin një pecetë 50 cm në një formë të ndërthurur që ia kishin sekuestruar një të burgosuri dhe me atë filloi të qëllonte në të gjithë trupin Karelin. Në një moment dikush filloi të bërtiste: 'Mos e qëlloni në kokë'.

"Je punonjës i mirë"
Në deponimin e oficerit përshkruhet një detaj i rëndësishëm për të kuptuar mentalitetin që mbizotëron në burgjet greke Sipas t...