A1 Report - Vlore, rritet numri i te papuneve qytetaret: S'kemi te ardhura

2015-08-22 0

VLORE- Dhjetëra persona presin çdo ditë në sheshin "Omonia" në Vlorë për një punë, si pasojë e kushteve të vështira ekonomike në të cilat ata ndodhen. Punëtorët e krahut e popullojnë këtë shesh në pamundësi për të gjetur një punë për të sigurar të ardhura qoftë edhe minimale.

Në këtë shesh nuk presin vetëm banorë nga Vlora, por aty shpresojnë të gjejnë një punë të përkohshme edhe qytetarë nga rrethe të tjera të vendit si nga Pogradeci, Elbasani, Librazhdi, etj.