Vrasja e Gjin Nikës, Apeli e liroi, Gjykata e Lartë: Prokuroria bëri rekurs

2015-08-22 1

Vendimi i gjykatës së Apelit që lironte Gjin Nikën, ishte kundërshtuar nga Prokuroria e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Është pikërisht ky institucion që ka sqaruar se ne ngarkim te shtetasit Gjini Nika, Prokuroria ka dorëzuar një Kërkesë për Vleftësimin Arrestimi dhe Caktim Masë Sigurie.
Kolegji Penal i Gjykates se Lartë sqarohet se ka vendosur në Dhomë Këshillimi, pranimin e rekursit të Prokurorisë dhe çështja ishte ne pritje për gjykim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.
Arrestimi Gjin Nikës i ezkekutuar në urën e Tapizës së bashku me mikun e tij Fabio Xhunga, mbrëmjen e 3 prillit u bë më 21 janar të këtij viti nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj shtetasit Gentjan Kacaj më 8 prill 2013 në Tiranë si dhe vrasjes së datës 17 janar të këtij viti në Tiranë të shtetasit Hasan Talja. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gjyqësor Tiranë kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg".
Por vendimi për masën e sigurisë dhënë nga Shkalla e Parë e Gjyqësorit, u anulua nga apeli qe nga masa e arrestit me burg e ndryshoi në detyrim paraqitje.
Par gjykatën e Apelit ky ndryshim i masës së sigurisë bëhet pasi nuk qëndron akuza e ngritur ndaj Gjin Nikës bëhet për faktin se nuk ka prova që efajësojnë atë për këtë krim.
Ngjarja për të cilën akuzohej GJin Nika ka ndodhur në 8 prill 2013, ndërsa denoncimi është bërë më 20 janar 2014. Kjo për faktin se i dëmtuari Gentjan Kaçaj ka pretenduar se i akuzuari kishte njohje dhe ndihmë nga policia e prokuroria e për këtë arsye nuk mund të bënte kallëzim kundër tij dhe zgjodhi ta bëntë këtë gjë vetëm ditën kur u arrestua Gjin Nika.

Free Traffic Exchange