Kryeministri, Edi Rama, nderoi sot sopranon e njohur Ermonela Jaho me medaljen ekskluzive, më të lartën që Kryeministri u jep kryetarëve dhe Kryeministrave të shteteve të tjera. Në ceremoninë e veçantë të organizuar në sallën e hartave në Kryeministri, Rama e cilësoi sopranon shqiptare si divën e skenave botërore dhe një Ambasadore të shkëlqyer të vendit tonë.
E emocionuar dhe nën lotë gëzimi, Ermonela Jaho, tha se shqiptarët e kanë vështirë të bashkëpunojnë bashkë, por në momentin që gjejnë çelësin e zemrës bëjnë mrekullira.
Edhe Ministrja Kumbaro falenderoi kontributin e sopranos në artin shqiptar, ndërsa shprehu angazhimin e saj për ta inkurajuar në rrugën e artit.
Ceremonia vijoi më pas me një kokteil mes të pranishmëve, mes të cilëve intelektualë, artistë, miq dhe të afërm të sopranos.