BDI-ja nis fushatën elektorale

2015-08-22 3

Fushatën parazgjedhore BDI-ja e filloi paralelisht në disa qytete. Kandidatët e BDI-së në njësinë zgjedhore 5 vizituan Shtëpinë e Alfabetit në Manastir, ndërsa kandidatët e njësisë së gjashtë zgjedhore qëndruan në Poroj, ku u mbajtën ligjëratat e para të Universitetit të Tetovës. Për njësinë e parë zgjedhore, fushata e BDI-së nisi nga Muzeu i Lirisë në Çair. Bartësja e listës Ermira Mehmeti tha se BDI-ja thërret për një mandat sa më të fortë, për të realizuar çështje të rëndësishme kombëtare.

"Në këto zgjedhje ne duhet të nisim punën dhe angazhimin tonë për mandatin e ri legjislativ duke bërë respekt dhe duke dhënë mirënjohjen tonë për të gjithë ata veprimtarë shqiptarë, veprimtarë të kauzës dhe interesave të shqiptarëve. Në këtë mënyrë të demonstrojmë përkushtimin tonë për një mandat poashtu të përgjegjshëm, llogaridhënës, dhe në interes të qytetarëve shqiptarë të cilët do ti përfaqësojmë", deklaroi Ermira Mehmeti, BDI.

Tubimi i parë qendror i BDI-së për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet sonte në Sllupçan të Likovës ku merr pjesë edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti. Motoja e BDI-së në këto zgjedhje parlamentare do të jetë "Bashkë më mirë, më të fortë, për Evropë", ndërsa synim kryesor i BDI-së, sipas krerëve të partisë, do të jetë anëtarësimi në NATO. Benjamin Arifi