Berat, reforma territoriale, prefekti Kapllani: Qarku ynë e ka të domosdoshme

2015-08-22 8

Me tre njësi administrative, një bashki dhe dy komuna, rrethi i Kuçovës numëron vetëm 48 mijë banorë që jetojnë në një sipërfaqe të vogël administrative.
Lëvizjet demografike nga qyteti naftëtar drejt Tiranës, Durrësit dhe Fierit dhe banorëve të fshatrave drejt qytetit, kanë sjellë shumë problematika duke u bërë shkak për mos mbledhjen e taksave, ofrimin e shërbimeve të pakta nga ana e njësive vendore dhe mungesë investimesh për investime lokale.
Prefekti i Qarkut të Beratit, Selfo Kapllani, ka mbledhur grupin e punës në rrethin e Kuçovës për reformën administrativo-territoriale, gjatë një takimi të zhvilluar me vendor, grupe interesi e qytetarë. Kreu i Prefekturës, njëkohësisht kryetari i grupit të punës për reformën në Qarkun e Beratit, bëri me dije fakte dhe dëshmi që tregojnë se sa e rëndësishme është reforma për rrethin e Kuçovës
Dy komunat Perondi dhe Kozare me 18 fshatra nuk kanë të ardhura të investojnë dhe me të ardhurat e tyre nuk arrijnë të mbulojnë dot shpenzimet. Këto dhe fakte të tjera bëjnë që ky rreth të përkrahë menjëherë Reformën Administrarive, u shpreh kreu i Prefekturës.

Free Traffic Exchange