A1 Report - Brazil, lufte bandave te droges ne prag te Kupes se Botes

2015-08-22 7

RIO DE JANIERO - Rreth 3 mijë trupa ushtarake braziliane po përgatiten të hyjnë në lagjet e rrezikshme të Rio de Janeiros. Ky pritet të jetë dhe operacioni më i madh i këtij lloji që kur autoritetet vendase filluan të godasin bandat e drogës në pikat kyçe të qytetit, në prag të fillimit të Kupës së Botës.

Në operacionet për spastrimin e distriktit të Favela da Mare po përdoren dhe tanqet, autoblindat e helikopterët. Trupat elitare pritet të qëndrojnë në këtë zonë deri në fund të Kupës së Botës. Për dekada të tëra zona pranë aeroportit ndërkombëtar të Rio de Janeriro ka qenë nën kontrollin e bandave të drogës.

Luftërat për territory ndërmjet grupeve rivale shpesh herë kanë çuar në mbylljen e autostradës e cila lidh qendrën e qytetit me aeroportin dhe rrugë të tjera të rëndësishme të qytetit, ku do të luhet dhe finalja e Kupës së Botës.

Ushtarët do të zëvendësojnë rreth 300 policë të cilët tashme ndodhen prej 1 jave në favela për të siguruar rendin dhe qetësinë. Hapësira ajrore mbi këtë zonë do të mbyllet për një kohë të pacaktuar, çka do të detyrojë aeroplanët të ndryshojnë krusin e ngritjes dhe uljes në aeroport.

Operacioni në Favela de Mare u urdhërua nga presidentja Dilma Rousseff në prag të eventit më të rëndësishëm në historinë e Brazilit. Kupa e Botës do të fillojë më 12 qershor në Sao Paulo dhe do të përfundojë në stadiumin historik Maracana në Rio de Janeiro, në 13 korrik.

Free Traffic Exchange