A1 Report - Pogradec, nje tjeter i ri rekrutohet per ne Siri, reagojne familjaret

2015-08-22 4

POGRADEC - Zgjerohet vatra e të rekrutuarëve në Siri. Një tjetër i ri rezulton të jetë larguar nga fshati Rremenj në rrethin e Pogradecit. Bëhet fjalë për 26 vjecarin Mariglen Dervishi i cili prej tetorit të vitit të kaluar është larguar në drejtim të Sirisë, fakt ky i pohuar edhe nga familjarët e tij.

Jashtë kameras babai i tij, Demir Dervishi tregon se marigleni ka qënë në siri një vit më parë, por gjëndja e tij shëndetësorë e dëtyroi të kthehej në shtëpi. Ai thotë se që pas kthimit të tij nga Siria nuk fliste dhe nuk sillej si më parë.

Një fakt tronditës vjen edhe nga motra e 26 vjecarit e cila pohon se marigleni ishte kërcënuar nga disa persona të panjohur, të cilët i kërkonin llogari se përse ishte kthyer në Shqipëri. Pasi u kurua, i riu u largua dhe nuk ka treguar se ku do shkonte.

Pogradeci qëndron në krye të top listës të qyteteve në Shqipëri me numrin më të lartë të të rinjëve të rëkrutuar për të luftuar në Siri.

Free Traffic Exchange