Misteri i zhdukjes së Roland Maçit, djegia e makinës mund të jetë filmuar VIDEO

2015-08-22 5

Vazhdon të mbetet mister masakrimi dhe më pas vrasja e 44-vjeçarit Roland Maçi, trupi i të cilit ishte hedhur më pas në lumë, lidhur me dy fije balestre me qëllim që të mos mund të dilte në sipërfaqe.
Policia e Vlorës po analizon disa prova, mes tyre edhe celularin e viktimës si dhe regjistrimet filmike të një kamera sigurie, e cila ishte instaluar pranë vendit ku u gjet e djegur makina e viktimës, më 30 mars 2014. Tre ditë më pas, më 3 prill policia gjeti trupin e pajetë të 44-vjeçarit poshtë urës së Poçemit në Mallakastër.
Misteri i zhdukjes
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari ynë Gentian Bellaj, babai i dy fëmijëve ishte zhdukur më 21 mars, kur nuk i kishte përgjigjur telefonatave të familjeve. Po atë ditë automjeti i tij ishte konstatuar i parkuar në vendin ku 10 ditë me pas u gjet i djegur.
Familjarët kishin vënë në dijeni policinë për automjetin para se ai të digjej, por policia nuk kishte bërë sekuestrimin. Makina ishte marrë në dorëzim nga ekspertiza vetëm pasi u dogj, pra disa ditë pasi ishte regjistruar në policinë e Vlorës kallëzimi zyrtar për zhdukjen e 44-vjeçarit.

Free Traffic Exchange