Vendimi i gjykatës së Apelit që lironte Gjin Nikën, ishte kundërshtuar nga Prokuroria e cila ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Është pikërisht ky institucion që ka sqaruar se ne ngarkim te shtetasit Gjini Nika, Prokuroria ka dorëzuar një Kërkesë për Vleftësimin Arrestimi dhe Caktim Masë Sigurie. Kolegji Penal i Gjykates se Lartë sqarohet se ka vendosur në Dhomë Këshillimi, pranimin e rekursit të Prokurorisë dhe çështja ishte ne pritje për gjykim të vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit.