Fier, ulet numri papunësisë, Vruzhaj: Brenda tre muajve janë pushuar 287 persona

2015-08-22 116

Tre mujori i parë i vitit 2014 shënon një ulje të numrit të papunësisë në rrethin e Fierit. Nga 8638 persona të regjistruar të papunë, 287 janë punësuar nga specialistët e Zyrës së Punës.
Fatmira Vruzhaj, nën cilësinë e specialistes së marrëdhënieve të punës tha se shifrat tregojne se në këtë tremujor janë hapur vende të reja pune. Sipas saj, ka një rritje të kërkesave të tregut të punës drejt degëve të formimit profesional.
Shifrat e papunësisë tregojnë se femrat përballen më tepër me papunësinë, ndërsa në rang qarku ka mjaft qytetarë të tjerë të cilët edhe pse janë të papunë nuk figurojnë të regjistruar në zyrën e punës apo edhe në marrjen e ndihmës ekonomike.