A1 Report - Lezhe, INUK pastron bregdetin e Tales nga ndertimet pa leje

2015-08-22 1

LEZHË - Ndërtimet pa leje në bregdetin e Tales janë rrafshuar nga fadromat e ndërtimoreve. Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka mbështetur komunën e Shënkollit për realizimin e këtij aksioni, i cili nuk ka patur kundërshtinë e pronarëve të këtyre objekteve.

Janë gjithsej 20 ndërtime që janë prishur në Plazhin e Tales, dy prej të cilëve lokale të ndërtuar në det. Fadromat e INUK kanë vijuar aksionin e tyre përgjatë gjithë këtij bregdeti, ku ka patur edhe ndërtime njëkatëshe prej betoni, të cilat janë rrafshuar.

Për kreun e komunës Shënkoll, Fran Frrokaj, është e nevojshme që ligji të zbatohet, ndonëse kishte kërkuar që aksioni të shtyhej për në shtator në mënyrë që të kalonte edhe ky sezon.

Frrokaj ka bërë të ditur se nëse nuk do të ketë prishje selektive të këtyre ndërtimeve atëhere kjo ndërhyrje do të ketë mirëkuptimin e të gjithë banorëve.

Pas prishjes së këtyre ndërtimeve është kërkuar menjëherë që të nisë edhe pastrimi i plazhit, në mënyrë që në fillim të sezonit gjithçka të jetë gati për të pritur pushuesit.

Free Traffic Exchange