SHBA- Komiteti i Inteligjencës së Senatit amerikan ka votuar në favor të rekomandimit të deklasifikimit të një pjese të raportit të saj për metodat brutale të marrjes në pyetje nga CIA për të dyshuarit si terroristë.
Pjesë të raportit thonë se shpesh herë CIA ka mashtruar qeverinë mbi metodat e saj të marrjes në pyetje, kur George W. Bush ishte president. Por sipas vetë CIA-s raporti përmban disa gabime.
Kryetarja e Komitetit Dianne Feinstein tha se raporti ekspozon brutalitete të cilat janë në kontrast me vlerat e SHBA dhe se ngjarjet janë një njollë në historinë e vendit, të cilat nuk duhet të nddhin sërish.
Në deklaratën e Feinstein shkruhet se raporti vënë në dukje brutalitetin e përdorur në menaxhimin e Programit të Marrjes në pyetje të CIA, i cili përfshin me shumë se 100 të arrestuar. Raporti me 6 200, për të cilin u nevojitën 5 vite për t'u përfunduar do të deklasifikohet pas disa kohësh.
Ndërkohë dokumenti me gjetjet dhe përfundimet e hetimit, me më shumë se 500 faqe do t'i dërgohen presidentit amerikan Brack Obama për rishikim dhe më pas për t'u publikuar.
Sipas Ëashington Post, pjesë të zbardhura të raportit tregojnë se CIA përdorte vende sekrete për të marrë në pyetje të arrestuarit duke përdorur metoda brutale të ndryshme, nga hedhja e të burgosurve në ujë të ngrirë e deri tek përplasja e kokës pas murit.
Zyrtarët thonë se programi i marrjes në pyetje të CIA nuk ka thënë rezultatet e pritura dhe nuk ndihmoi në kapjen e liderit të Al-Qaeda-s, Osama Bin Laden.