Kushtetuesja rrëzon Kuvendin, i jep të drejtë PD-së. Hetim ndërhyrjes te tatimet

2015-08-22 1

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar Kuvendin dhe i ka dhënë të drejtë deputetëve të PD sa i përket kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor për ndërhyrjet në serverin e të dhënave tatimore.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të kësaj gjykate publikohet dhe vendimi për deklarimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr.66, datë 24.12.2013 të Kuvendit të Shqipërisë "Për mosmiratimin e kërkesës së një grupi deputetësh "Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për administrimin e bazave të të dhënave shtetërore tatimore, si dhe për të njohur dhe verifikuar në thellësi fenomenin e ndërhyrjes dhe bllokimit për disa ditë të sistemeve elektronike tatimore"".

Ndërkaq pritet zbardhja e vendimit të gjykatës Kushtetuese. Por në një tjetër vendim Kushtetuesja ka rrëzuar PD në ankimimin e saj përmes së cilës kërkohej shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i aktit normativ të Këshillit të Ministrave për ndryshime në Buxhetin e vitit 2013.

Kushtetuesja thekson se pasi u shqyrtuan dhe analizuan pretendimet e ngritura nga kërkuesi si dhe prapësimet e ngritura prej subjekteve të interesuara, u vendos "Pushimi i gjykimit të çështjes për kontrollin e pajtueshmërisë me Kushtetutën, të aktit normativ të qeverisë për buxhetin.

Free Traffic Exchange