RTV "Ora News" ka mundur të sigurojë relacionin lidhur me filllimin e procedimit displinor që Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka filluar ndaj avokat Spartak Ngjelës. Objekti i kësaj kërkesa ankimore bërë nga shtetasi Josif Niçka është mosplotësimi i marrëveshjes nga ana e avokatit dhe kthimi i shumës së parave dhe dokumetacionit.
Komisioneria Denisa Shpofi, pas shqyrtimit vendosi pranimin e fillimit të procedimit disiplinor. Sipas këtij relacioni ka patur një marrëshje të pashkruar mes avokat ngjelës dhe klientit, ku avokati zotohej se do të zgjidhte një çështje pronësie në favor të Josif Niçkës, në gjykatën e lartë.
"Ora News" ka mundur të sigurojë edhe kërkesën ankimore të bërë nga Josif Nicka ,Dhomës së Avokatisë, ku kërkon dokumetacionin dhe kthimin e një shumë prej 200 mijë lekësh rë reja, për shkak të mos realizimit të mbrojtjes.
Madje për këtë ka edhe një mandat pagesë bërë me 15 shkurt 2012 nga Josif Nicka. Ai ka paguar 200 mijë lekë të reja si parapagim, ndërsa 100 mijë të tjera kur të përfundonte gjyqi. Për këtë ankimim është njoftuar edhe avokat Ngjela,ku i kërkohet kthimi i dokumentacionit dhe shuma e parave.
Mes studios së avokat Ngjelës dhe Dhomës së Avokatisë ka patur një komunikim elektronik .Aty i bëhet e ditur ankesa,ndërsa nga studio ligjore e Ngjelës i është kthyer përgjigje se ankesa e Josif Nickës është e pabazë dhe për këtë ka një vendim gjykate. Pritet që avokat Ngjela të dalë para komisionit në ditët në vijim,për të parë masën disiplinore që do të merret ndaj tij.