TIRANE - Anëtarët e Komisionit të Ligjeve dhe të Sigurisë në një seancë të përbashkët kanë dëgjuar raportin vjetor të Avokatit të Popullit, Igli Totozani. Kreu i këtij institucioni ndër problemet që shqëtësojnë qytetarët ka nxjerrë në pah edhe të larguarit nga administrata shtetërore, ku për vitin 2013 numërohen rreth 384 punonjës të larguar. Për këtë, cështje Avokati i Popullit po përgatit edhe nje raport të posaçem që do të dorëzohet së shpërti në Kuvend .
Në raportin e Avokatit të Popullit, vend të veçantë zënë edhe ankesat ndaj policisë së rendit dhe rrugore.
Probleme të tjera mbeten edhe dëmshpërblimet e të persekutuarve apo zvarritjet e marrjes së pagesave, për të cilat Avokati i Popullit ka rekomanduar që të vendoset afat.