Atentat mafioz ndaj të dyshuarit si "Killer", ekzekutohet në pritë Gjin Nika

2015-08-22 1

Gjin Nika i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme teksa po udhëtonte me mikun e tij me motor nga Fushë Kruja drejt Tiranës dyshohet se është vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Gjin Nik dyshohet se ka kryer kryer vrasje me pagesë në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier, Vlorë.

Po kështu dyshohet se 34 vjeçari është pjesë e grupit të xhihadistëve, që rekrutonte shtetas shqiptarë për t'i dërguar për luftë në Siri

Nika, biznesmen i kromit në Bulqizë së bashku me mikun e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz që ndodhi mbrëmë pas mesnate në vendin e quajtur Ura e Tapizës në Fushë Krujë.

Policia e Durrësit përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur sot paradite se viktimat janë ekzekutuar me automatik model 56 dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja të kësaj arme.