A1 Report - Pronën e Gardës ua kthyen ish- pronarëve, AKKP kallëzon Pekën

2015-08-22 0

TIRANË - Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht, ish-drejtorin Avenir Peka, si dhe disa ish-zyrtarë të lartë të këtij institucioni, pasi kanë dhënë katër vendime për kthimin e një toke brenda territorit të Gardës së Republikës, duke ja hequr nga administrimi.

Burime zyrtare nga AKKP-ja, kanë bërë të ditur se, drejtoresha Sonila Qato ka "dorëzuar sot pranë Prokurorisë Tiranës, kallzimin penal për fillimin e procedimit penal në lidhje me paligjshmëritë e konstatuara në katër vendimet për kthim prone brenda territorit të Gardës së Republikës".

Vendimet janë miratuar nga zyrtarët e kohës në fund të muajit Gusht 2013 me procedura të përshpejtuara.

Free Traffic Exchange