A1 Report - Terror në shkollë, mësuesi i vë flakën vetes në zyrën e drejtorit

2015-08-22 3

GJIROKASTER -- Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakët vetes. Akti vetëflijues është ndërmarrë nga një mësues i shkollës profesionale 'Thoma Papapano' në Gjirokastër mëngjesin e sotëm rreth orës 08.00, në zyrën e drejtorit të shkollës.

Ndërhyrja e stafit pedagogjik për shurajen e flakës i ka shpëtuar jetën 60 vjecarit Laze Hashorva. Mësuesi ka pësuae djegie në fytyrë. Fillimisht u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokatrës 'Omer Nishani' dhe më pas u nis drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Mësohet se mësuesi e ka ndërmarr këtë akt pas një debati që ka patur me drejtorin e shkollës për praktikën mësimore, pasi ai fajësonte eprorin se ora e tij e mësimit nuk frekunetohej nga nxënësit.

Ngjarja e pazakontë ka terrorizuar nxënësit dhe mësuesit prezentë në ambjentet e shkollës.

Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për të zbardhur shkaqet që shtynë mësuesin të kryente aktin e rëndë të vetëdjegies.