A1 Report - Gjirokastër, terror në shkollë Mësuesi i vë flakën vetes

2015-08-22 2

GJIROKASTER -- Ka lyer trupin me benzinë dhe i ka vënë flakët vetes. Akti vetëflijues është ndërmarrë nga një mësues i shkollës profesionale 'Thoma Papapano' në Gjirokastër mëngjesin e sotëm rreth orës 08.00, në prezencë të kolegëve dhe nxënësve.

Ndërhyrja e stafit pedagogjik për shurajen e flakës i ka shpëtuar jetën 60 vjecarit Laze Harshova. Mësuesi është dërguar në spital dhe mësohet se ka pësuar dëmtime në fytyrë.

Ngjarja e pazakontë ka terrorizuar nxënësit dhe mësuesit prezentë në ambjentet e shkollës.

Grupi hetimor në vendngjarje nisi punën për të zbardhur shkaqet që shtynë mësuesin të kryente aktin e rëndë të vetëdjegies.