A1 Report - Fier, plazhi i Semanit vazhdon i ndotur,Ndreka:Situata do ndryshoje

2015-08-22 1

FIER - Vija e bregdetare e plazhit të Semanit në Fier prej kohësh është pushtuar nga mbetjet. Kjo situatë bëhet edhe më evidente, teksa sezoni turistik nuk vonon dhe shumë të vijë.

Pamjet e fokusuara nga kamera e "A1 Report" japin një panoramë të qartë të situatës në këtë plazh, ndërsa Kreu i Qarkut Fier, Vangjel Ndreka zotohet se kjo qasje do të ndryshojë.

"Qëllimi është se ne kemi të evidentuar një numër të caktuar sa frekuentohet në plazhet tona. Dhe ne kemi njëkohësisht të evidentuar se sa fierakë apo lushnjarë apo qytetarë të Ballshit shkojnë në Vlorë. Ne duke krijuar kushte më të mira për rrugën për pastrimin për higjenën ne do themi a ka mundësi ta çojmë në zero numrin e qytetarëve fierakë në Vlorë." u shpreh Vangjel Ndreka

Në pamundësi për të vizituar plazhin e Semanit qytetarët Fierakë zgjedhin më së shumti bregdetin e Vlorës dhe Sarandës.

Free Traffic Exchange