FIER - Vrasja e 46 vjecarit, Kudret Kume, ose i njohur ndryshe si Ilia Kareli në qelitë e burgut të Nigratas në Greqi, rikthen edhe njëherë vëmendjen tek të burgosurit shqiptarë në vendin fqinj.
Të afërmit e tyre në Shqipëri pas kësaj ngjarje ndihen të frikësuar, ndërsa një ndër to është edhe nëna e Alket Rizait, një personazh i njohur për arratisjet e tij spektakolare nga burgjet greke, i cili është kthyer edhe në simbol të qëndresës së të denuarve shqiptarë ndaj diskriminimit në qelitë greke.
Donika Rizai rrefen për kamerën e A1 Report se pas vdekjes në mënyrë makabre të 46-vjeçarit, Kudret Kume, ndihet teper e shqetësuar jetën e të birit.
"Tani me këto që kanë ndodhur, dhe kam frikë se ja si u bë ai. Që të arrijë ai edhe thonjtë e këmbëve dhe të duarve edhe ato gjërat të papara, të padëgjuara, as nuk e kisha dëgjuar. Unë po vete 60 vjeçe. Të tillë torturë që i kanë bërë fierakut, nuk e kam parë", rrëfen Donika Rizai për A1 Report.
E moshuara ndër të tjera rrefen se Alketi e njihte Kudret Kumen, ndërsa ka dhe një mesazh për të birin.
"Më tha mua është nga anët tona. Po ishte shumë djalë i urtë tha, shumë djalë i qetë. Unë kam një mesazh: Alketi të qëndrojë ashtu siç ka qëndruar këto 15 vjet, i qetë edhe në telefon kur flas. Keti të keqen mami, dialog me shokët, mos u mërzit, ki durim, kështu i kam thënë. Edhe mbrëmë kur fola", është mesazhi i nënës së Alket Rizait për djalin e saj.
Ndërkohë, nëna e Alketit ndërsa pretendon për pafajësinë e të birit nuk kursen akuzat karshi drejtësisë greke për diskrimin të shqiptarëve.