Banda pritë policisë, sulmohet me mitraloz komisariati i Sarandës

2015-08-22 3

Shefi kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në komisariatin e Sarandës Orges Mezini dhe shefi i krimeve Orges Thomai si dhe 6 efektivë të policisë i kanë shpëtuar fatmirësisht plumbave të një shumëkërkuari gjatë operacionit për arrestimin e këtij të fundit.
Taulant Gjini, person i shumëkërkuar për tentativë vrasjeje por edhe për trafik droge ka qëlluar mbi policinë në tentativën për t'i shpëtuar arrestimit mbrëmjen e djeshme në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Sipas informacioneve në operacion kanë qenë dy makina policie, nderkohe qe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bën të ditur se në drejtim të forcave të policisë është qëlluar nga 3 drejtime të ndryshme. Në makinën e qëlluar lëviznin 4 efektivë të policisë të përfshirë në operacion.