TIRANË- Aktivitetet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për autizmin në vëndin tonë janë finalizuar me ndezjen e kullës blu në kryeqytet, si simbol të kësaj date.
Tirana i është bashkangjitur qyteteve europiane, teksa kulla e sahatit u ndriçua nga ngjyra blu, ashtu siç ndodhe në metropolet e medha të botës në kuadër të kësaj dite.
Të pranishëm në aktivitetin, i cili u zhvillua jashtë ambienteve të Bashkisë, ishin zonja e parë, Odeta Nishani, Liri Berisha, drejtuesja e fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" , si dhe Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha,
Ndërkohë drejtuesja e fondacionit "Fëmijët Shqiptare", Liri Berisha apeloi për më shumë vëmendje ndaj të prekurve nga autizmi.
Sinkron Liri Berisha..
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ambasadorë te vëndeve të Bashkimit Europian si dhe pjestarë nga shoqëria civile.