A1 Report - Pasurite, Ganaj: Dyfishohet numri i zyrtareve nen kontroll

2015-08-22 2

TIRANE - Pak javë pas marrjes së drejtimit të ILDKP-së, kryetari i ri Shkëlqim Ganaj ka dërguar në Kuvend një shkresë, nga e cila kërkon që të ndryshojë ligji për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në bazë të kësaj letre theksohet se për shkak se për një periudhë një vjeçare ILDKP nuk ka ushtruar detyrën e tij në mënyrë të rregullt, numri i dosjeve të akumuluara është tejet i lartë dhe për këtë duhet një ndryshim në ligj. Ganaj argumenton në letrën e tij se ndryshimet duhen bërë, në mënyrë që të parandalohen edhe më shumë rastet e korrupsionit tek nëpunësit e administratës publike dhe zyrtarëve të lartë të shtetit.

NDRYSHIMET
Ndryshimi i parë ka të bëjë me uljen e vlerës së sendeve me vlerë të veçantë dhe uljen e vlerës së shpenzimeve të deklarueshme të kryera gjatë vitit të deklarimit, të cilat janë objekt i deklarimit, nga 500 mijë lekë, që ishte deri tani, në 300 mijë lekë. Sipas këtij ndryshimi, parashikohet forcimi i mekanizmave të kontrollit duke rritur automatikisht numrin e subjekteve të cilët do t'i nënshtrohen këtij mekanizmi. Veç kësaj, parashikon gjithashtu minimizimin fiktiv të veprimeve të subjekteve deklaruese dhe do të ulë gjithashtu mundësinë e subjekteve për t'iu shmangur këtij detyrimi.
Ndryshimi tjetër për përcaktimin e një dispozite të veçantë përsa i përket kufizimit dhe deklarimit të likuiditetit "cash", sipas Ganajt, do të bëhet shmangia e informalitetit e fiktivitetit dhe rritja e transparencës. Kjo dispozitë parashikon se personat me funksione të larta publike që kanë deklaruar mbi 500 mijë lek "cash" të futen në sistemin e deklarimit të të ardhurave me synim që të shmangen abuzimet me këtë gjë.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me përjashtimin e disa dokumenteve në momentin e kontrollit paraprak. Kjo pasi gjatë kontrollit të plotë, inspektori do të marrë nën administrim të dhëna nga institucionet publike dhe jo publike dhe bankare, dhe për rrjedhojë, administrimi i dokumenteve dy herë kërkon më shumë kohë. Gjithashtu, ndryshimi i propozuar në këtë pikë, bëhet për të shmangur ndërhyrjet në vetëdeklarimin e bërë nga subjekti gjatë përpunimit paraprak të dokumenteve.

DYFISHOHEN TE HETUARIT
Ganaj ka kërkuar gjithashtu në letrën e drejtuar për kreun e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, përcaktimin e një afati kohor i cili do të shmangë vonesat e pajustifikueshme në deklarimin e të ardhurave dhe pasurive.
Ndryshimi tjetër që mund të konsiderohet edhe më i rëndësishmi, është futja e një afati 7 vjeçar për të hetuar që të gjithë personat që kanë ngelur pa u kontrolluar nga ILDKP për shkak të dosjeve të prapambetura.

Sipas kësaj kërkese, thuhet se që nga vitit 2003 deri në vitin 2013 nuk janë kontrolluar rreth 45% e dosjeve dhe nëpërmjet kësaj përcaktohet afati kohor 7 vjeçar për të hetuar të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Veç kësaj, po në këtë dispozitë theksohet që gama e shortit që hidhet të rritet, pra nën kontrollin vjetor të ILDKP-së të futen edhe persona...