A1 Report - Dita e Autizmit, autoritetet: Problem i shoqerise, jo vetem i spitalit

2015-08-22 0

TIRANË- Në Ditën Botërore të Autizmit, institucionet shëndetsore në vend kanë gjetur një mënyrë tejet origjinale për të shprehur angazhimin që ata kanë për të dhënë përparësi të gjithë fëmijëve të prekur nga kjo sëmundje. Nëna e një vajze të vogël e prekur nga autizmi, e cila ka qenë e ftuar në këtë panel, ka ndarë me të gjithë kalvarin e vuajtjeve por edhe shpresën se tashmë po shikon një rreze shprese në fund të tunelit edhe për trajtimin e kësaj kategorie.

"Unë jam një nënë shumë e dëshpëruar sepse gjithmonë i bëj pyetje vetes pse mua. Pastaj them, më ka zgjedh zoti, që unë të kem forcën dh ta përballoj këtë sfidë. Unë doja të kërkoja një mbështetje institucionale sepse kjo është baza e gjithçkaje. Nëse unë do ta gjej këtë mbështetje këtu, rrugët i kam të hapura . Sa më shumë të flitet, sa më shumë, të thuhet se këta fëmijë e kanë një dritë në fund të tunelit aq më shumë ata shoqërohen dhe të mos përjashtohen nga shoqëria", ka apeluar nëna e një fëmije të prekur nga autizmi, Margarita Sema.

Për zëvendësministren e Arsimit, Nora Malaj dhe atë të Shëndetësisë mënyra më e mirë për integrimin e kësaj kategorie është përfshirja në klasat publike dhe asistimi i tyre më mësues mbështetës. Por ekspertët e kësaj fushe shprehen se kjo ka investime kolosale.

"Jashtë vëmendjes është zakonisht pjesa e fëmijëve që janë ndërkohë në shkollë dhe që veçohen edhe pse nuk duket që të jenë në variantin e autizimit klasik dhe që kanë nevojë për një numër kolosal njerëzish nëse do të duhej të bënin mësusin mbështetës. Nuk është çështje vetëm e spitalit, poliklinikës, specialistëve që janë përfshirë drejpërdrejt, është problem i gjithë shoqërisë",- u shpreh Ariel Çomo, shef i Shërbimit të Psikiatrisë në QSUT.

2 prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe Institutii i shëndetit publik organizoi një aktivitet sensibilizues me ministrinë e shëndetëisë dhe atë të arsimit. Në vendin tonë nuk ka ende një studim të qartë për numrin e të prekurve, por mendohet se 1% e fëmijëve janë të prekur nga kjo sëmundje.

Free Traffic Exchange