A1 Report - Shqiperia marreveshje me Kinen per parate, Fullani: Lehtesim tregtise

2015-08-22 0

TIRANË - Banka e Shqipërisë ka nënshkruar një marrëveshje me Bankën e Kinës për këmbimin e monedhave të dy vendeve që sipas Guvernatorit, Ardian Fullani do të sjellë lehtësim të shkëmbimeve tregtare. Për këtë qëllim Banka ka organizuar një takim me sektorin bankar në vendin tonë.

Guvernatori ka bërë edhe një pasqyrë të ekonomisë së Kinës. "Kina është fuqia e dytë botërore dhe fuqia e 3 për shkëmbimet tregtare", tha Fullani. Sipas tij, "eksportet me Kinën zënë sot 6% të tregtisë së Shqipërisë. Po synojmë të shkëmbejmë me monedhën kineze në ekonomi", tha ai.

"Kjo u shërben dhe shtimit të investitorëve kinezë dhe sigurisë së tyre. Marrëveshja nuk ka asnjë kosto shtesë për sistemin bankar shqiptar", theksoi gjatë fjalës së tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Duke folur në këtë takim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani tha se, kjo marrëveshje do të sjellë përfitime për të gjitha institucionet bankare në vend.

"Përpjekjeve të gjithë neve për zbatimin e kësaj marrëveshjeje është në interesin e të gjithë. Banka e Shqipërisë e sheh zbatimin e marrëveshjes si një proces të sukseshëm dhe sjell përfitime për të gjithë", tha Fullani.