A1 Report - Pengmarrja, mbyllen hetimet per Fatos Skejen dhe Gojart Locin

2015-08-22 3

TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Fatos Skejën dhe Gojart Locin, të akuzuar për gjobëvënie dhe pengmarrje ndaj biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima.

Burime për "A1 Report" nga Krimet e Rënda bënë me dije se dosja është dorëzuar sot në Gjykatë, ndërsa pritet hedhja e shortit për të caktuar trupin gjykues dhe datën e seancës.

Skeja i cili ka shërbyer dhe si badigard i ish-kryeministrit Berisha është arrestuar së bashku me Locin pas kallëzimit të bërë në polici nga biznesmeni Hima, se këtë shtetas e kërcënonin me jetë nëse s'do t'i paguante 100 mijë dollarë.

Aktualisht këta dy shtetas ndodhen në burg pas masës së sigurisë "arrest me burg" vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të shkuar, ndërsa sipas të njëjtit burim pranë Krimeve të Rënda për "A1 Report" pas hetimeve ka rezultuar se këta persona kanë konsumuar veprën penale të gjobëvënies dhe pengmarrjes ndaj dhe është kërkuar gjykimi për ta.

Free Traffic Exchange