A1 Report - Pogradec, hekurudha bëhet skrap, banoret:Treni na duhet, kushton pak

2015-08-22 29

POGRADEC - Prej tre vjetësh, stacioni i trenit në Gur të Kuq të Pogradecit është lënë në mëshirë të fatit, duke u shfrytëzuar vetëm nga tregtarët e skrapit.

Shinat kanë dalë jashtë funksionit, ndërsa banorët kërkojnë rikthimin e linjës e hekurudhës, pasi edhe kostoja e udhëtimit është më e ulët.

Qytetarët e kësaj zone kujtojnë se më parë udhëtimi me tren ishte komod dhe me çmim të ulët. Ata pohojnë se sot detyrohen të zgjedhin një tjetër shërbim transporti, i cili ka kosto më të lartë.

Një banor shprehet për "A1Report!": "Duhet të na rikthehet hekurudha, sepse udhëtimi Pogradec -- Tiranë është shumë më i lirë," ndërkohë që një tjetër shton: "Neve nuk na del hesapi. Këtu e në Tiranë dikur shkoje me 2500 lekë, ndërsa tani duhen deri në 10 000 lekë; e pakta 7 000 lekë."

Stacioni i trenit ka mbi katër vjet që nuk funksionon dhe, jashtë kamerës, specialistë të hekurudhës pohojnë se dëmtimi i shinave është shumë i madh dhe kostoja për rikonstruksionin kap shifra tepër të larta.

Free Traffic Exchange