A1 Report - VIDEOLAJM/ Shkoder, perkujtohet 2 prilli, Basha shperfill Topallin

2015-08-22 0

HKODËR- Shkodra ka përkujtuar 2 prillin e vitit 1991, demostraten antikomuniste të 23 viteve më parë ku mbetën të vrarë 4 dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.

Homazhet u zhvilluan në sheshin me të njëjtin emer ku ndodhet lapidari i ngritur në nderim të tyre, ku edhe u vendosen kurora me lule.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin drejtues të së djathtës, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E pranishme edhe ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli eskponete e lartë e Partise Demokratike, ndërsa ajo që ra në sy është fakti se lideri i PD-së, duket se nuk ka shpenzuar as edhe një second kohë për ta përshëndetur, madje siç duket edhe në këto pamje, Basha nuk i ka hedhur as sytë.

Nga ana tjetër, Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit Meta lidhur me shitblerjen e votave.

"Çdo ditë në Tiranë Kushtetuta zëvendësohet me urdhërat e oligarkut. Oligarët mendojnë vetëm të pasurohen, të bëjnë para, të blejnë përsëri vota, të rrinë përsëri në pushtet, përsëri të pasurohen për të blerë përsëri vota", tha Jozefina.

Aktivitieti më pas është vendosur në teatrin 'Migjeni' në Shkodër, ku kreu i PD-së theksoi se mesazhi i kësaj ngjarjeje vazhdon edhe në këto ditë.

"Ky mesazh në thelbin e vet pozitivist dhe frymëzues, mbetet aktual sot e kësaj dite. Ne do të kujtojmë e nderojmë me mirënjohje dhe me respekt të veçantë 4 dëshmorët e 2 prillit", u shpreh kreu i PD-së, Basha.

Ndërkohë marrëdhënia e ftohtë mes kreut të PD-së dhe deputetes që udhëheq listën e PD-së në qarkun e Shkodrës nuk kaloi pa rënë në syrin e të pranishmëvetë shumtë dhe të medias.

Free Traffic Exchange