A1 Report - Moore: SHBA s'mban anë politike konsensus për integrimin në BE

2015-08-22 1

TIRANË - "Unë them që shtetet e SHBA-së nuk mbajm anë, por ne jemi me integrimin e Shqipërisë në BE". Deklarata u bë nga Drejtori i Politikës për Europën Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore në konferencë e parë ndërkombëtare të organizuar nga "Albanian Policy Center" me temë "Bashkëpunimi transatlantik për paqen dhe sigurinë në Ballkan: Një axhendë e Shqipërisë për integrimin në BE dhe NATO".

Në këtë konferencë veç Moore, pjesëmarrës në panelin e parë ishin edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko, zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ish-zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edit'h Harxhi, e të ftuar të tjerë.

Duke folur në këtë takim, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se, edhe pse Shqipëria ka 5 vite në NATO, në rrugën drejt integrimit në BE nuk është bërë asgjë nga politika. Basha bëri thirrje që të ketë bashkëpunim dhe konsensus në rrugën e integrimit dhe në reformat në vend.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, njëherësh ish-kryeministër i vendit, foli me një gjuhë të ashpër ndaj politikës shqiptare sa i përket qëndrimeve të mbajtura për anëtarësimin në NATO. Ai tha se veç kontributeve të pazëvendësueshme që ofron anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veritu, nxjerr në pah dhe "deformimet e brendshme të poltikës".

Ndërsa, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se, NATO është organizata që solli lirinë për popullin kosovar. "NATO është sinonimi i lirisë së Kosovës, pasi ishin forcat e saj që e çliruan", tha gjatë fjalës së saj Tahiri.

ORA 10:45 MOORE: DIALOG POLIK QË SHQIPËRIA TË INTEGROHET NË BE
Duke folur në këtë konferencë Drejtori i Politikës për Europën Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore tha se, SHBA nuk mban anë në politikën shqiptare, por është e interesuar që vendi të integrohet në BE.

"Unë them që shtetet e SHBA-së nuk mbajmë anë, por ne jemi me integrimin e Shqipërisë në BE. SHBA është e interesuar që palët politike të gjejnë dialogun dhe të integrohet në BE", deklaroi gjatë fjalës së tij, Moore.

Ai tha se, dialogu mes palëve nuk është i vështirë duke sjellë si shembull dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe zhvillimet në SHBA. "Para 5 vitesh ndoshta do ishte e pamundur që mes Prishtinës dhe Beogradit do të ishte i pamundur një dialog, por me ndërhyrjen e Brukselit kjo u arrit", tha ai.

"Në SHBA, Demokratët dhe Republikanët ndahen për shumë gjëra, por bashkohen për të tjera. Edhe Shtëpia e Bardhë ka besimin se edhe në Shqipëri do ndodhë e njëjta e gjë dhe për integrimin në BE", theksoi Drejtori i Politikës për Europën Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit. "Është mjaft e rëndësishme që të gjitha rekomandimet të zbatohen pasi integrimi në BE është i rëndësishëm. Kur shikojmë anëtarësimin në NATO, dialogun Kosovë-Serbi edhe dialogu për integrimin do të bëhet. Dialogu është mjaft i rëndësishëm në Shqipëri që vendi të marrë statusin e vendit kandi...