Agjencia e Punësimit nuk publikon listat e punëtorëve të falimentuar

2015-08-22 0

Vonesa në përcaktimin se cilët punëtorë falimentues duhet të marrin nga 7.100 denarë nga shteti ka të bëj me procedurat që po zhvillohen me dorë. Nga Agjencia e Punësimit thonë se verifikimi i dokumenteve, përveç me kompjuter po bëhet edhe me dorë, për shkak se ata nuk duan të ketë gabim, e jo për shkak se ka rënie të sistemit për përpunimin e të dhënave. Drejtori i Agjencisë, Vllatko Popovski, dje u zotua se sot do të ketë gati listën përfundimtare,ndërkohë , jo zyrtarisht siç mëson ALSAT-M, deri më tani janë përpunuar vetëm të dhënat e punëtorëve falimentues të kompanisë OHIS. Kryetarja e Shoqatës së punëtorëve falimentues, Liljana Gjorgjieva, thotë se Qeveria po blen kohë.

"Thanë se do të nxjerrin lista, por ka kaluar afati për kompensimin e punëtorëve falimentues. Dhe sot nuk ka asgjë, nuk do ti nxjerrin listat, por do të presin të kalojnë zgjedhjet e pastaj të thonë se kanë kompensuar 3 mijë persona, por më besoni se do të kompensojnë vetëm rreth 360 persona. E gjithë puna është që të grabitet kapitali i kompanive OHIS, EMO, i Kombinatit të Duhanit - Prilep dhe i kompanisë "Eurokompoziti", që të mund të shiten, kurse vetëm një numër i vogël i punëtorëve falimentues do të kompensohen", tha Liliana Gjorgjieva, kryetare e Shoqatës së punëtorëve falimentues.

Të drejtë për këtë ndihmë nga shteti kanë të gjithë ata që marrëdhënia e punës iu ndërpre për shkak të falimentimit, likuidimit ose tepricës teknologjike, kurse kanë të paktën 25 vjet stazh pune. Kusht është që gjatë përfundimit të punësimit, firma ku ai ishte i punësuar të ishte shtetërore, e jo në pronësi private. Verica Pavloski