FRANCE - Ségolène Royal, ish-bashkëshortja e presidentit të Francës Francois Hollande, është emëruar ministre e qeverisë së re Valls, qeveri e cila u krijua pas zgjedhjeve të 30 marsit. Royal do të jetë në rolin e ministres së Ambientit dhe të Ekologjisë, pasi pjesëtarët e Partisë Ekologjike kishin refuzuar të ishin pjesë e një qeverie të drejtuar nga ish ministri i brendshëm. Royal ka qenë kandidate socialiste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, ku humbi përballë kundërshtarit Nicolas Sarkozy.
Lista e 16 ministrave të qeverisë së kryeministrit Manuel Valls, ku përfshihen edhe 5 femra, është paraqitur paraditen e të mërkurës nga sekretari i përgjithshëm i presidencës Pierre-René Lemas. Ndërkohë që Laurent Fabius është rikonfirmuar ministër i jashtëm ndërsa Jean-Yves Le Drian, konfirmohet ministër i mbrojtjes. Arnaud Montebourg do të jetë ministri i Ekonomisë, ndërsa Bernard Cazeneuve do të zërë vendin e Valls, si ministër i brendshëm.
Në zgjedhjet që u zvilluan të dielën e 30 marsit në Francë triumfoi e djathta me 45,91% të votive.