ELBASAN -- Një cift bashkëshortësh kanë humbur jetën pasi banesa e tyre është përfshirë nga flakët. Dhimitër dhe Sanie Sinani mbi 50 vjeç janë nxjerrë të karbonizuar nga banesa e tyre në katin e dytë në komunën Shushicë rreth 10 kilometra larg Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet që zjarri në banesën e ndodhur në fshatin Mlizë të jetë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Mësohet se çifti i bashkëshortëve janë përpjekur për ta shuar vetë zjarrin dhe për shkak të kontaktit të madh me flakët, trupat e pajetë të tyre janë nxjerrë të karbonizuar nga banesa.