A1 Report - Kryeministri i ri i Serbise, Vuçiç: I gatshem te takoj Ramen në Tirane

2015-08-22 0

BEOGRAD - Për herë të parë pas rreth 70 vjetësh, hapet drita jeshile për një takim mes kryeministrave të Shqipërisë dhe Serbisë në Tiranë. Kreu i ri i qeverisë së Beogradi është shprehur i gatshëm për t'u takuar me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.

Në një itnervistë për Deutsche Welle ai flet për një frymë të re marrëdhëniesh mes dy vendeve, duke e vlerësuar këtë takim të rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të Serbisë.

"Sa i përket takimeve me zotin Rama, unë jam i gatshëm në çdo moment të takohem me të në Beograd apo në Tiranë. Thënë qartë: jam plotësisht i gatshëm për takim dhe bisedime me të. Mendoj se zoti Rama dhe unë do të takohemi dhe do të bisedojmë gjatë këtij viti. Për mua është absolutisht e parëndësishme se ku do të takohemi, unë nuk vuaj nga gjëra të këtilla. Unë mendoj se një takim i tillë është i rëndësishëm për Serbinë. Puna ime është që të mbroj interesat e Serbisë dhe mendoj se është me rëndësi që të takohem me kryeminisrin e Shqipërisë. Mendoj se një takim i tillë në asnjë mënyrë nuk do të destabilizonte rajonin. Përkundrazi", është shprehur Vuçiç.

Aleksandër Vuçiç, i cili u zgjodh fitues në zgjedhjet e 16 marsit të këtij viti, më 27 prill do të marrë drejtimin e qeverisë serbe.

Vizita e planifikuar e Ramës në fillim të shkurtit në Beograd, e para e një Kryeministri shqiptar pas më shumë se gjysmë shekulli, prej 1946-ës, u shty për shkak të fushatës zgjedhore në Serbi.

Takimi mes dy kryeministrave do të jetë më i larti zyrtar mes dy vendeve, pasi deri më tani ka pasur vizita në rang ministrash të jashtëm dhe zëvendskryeministrash. Zv/kryeministri serb Çoviç në dhjetor të vitit 2002 u prit në Tiranë nga kryeministri i athershëm Fatos Nano. Ndërsa në tetorin e vitit të kaluar vizitoi Shqipërinë ministri i Jashtëm serb, Ivan Mrkiç.

Free Traffic Exchange