A1 Report - Ekspertiza: Kareli ish rrahur para se te vriste; U torturua jashte dhomes së izolimit

2015-08-22 1

Detaje të reja dalin në pah nga hetimet mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli në Greqi. Sipas ekspertizës, ai është rrahur në burgun e Malandrinos, 9 ditë para se të vriste gardianin grek. Pas vrasjes që kreu, ai u dhunua me shkop gome nga 5 gardianë rreth orës 16:00 të datës 25 mars në burgun e Nigritas.

Dhuna ndaj tij ka ndodhur para se ta vendosnin në dhomën e mbikqyrur me kamera, prej ku vdiq nga dhimbjet në kraharor. Hetimet e prokurorisë tashmë janë përqëndruar në atë që ka ndodhur në datat 25-27 mars 2014 deri në vdekjen e shqiptarit.

Sekretari i burgut të Nigritas ka thënë se ka parë filmimet: "Pashë me sytë e mi që gardianët e rrahën Karelin." Prokurorët që po hetojnë rastin kanë në dispozicion informacionin dhe deklaratat që tregojnë se Kareli është torturuar egërsisht për 3 ditë dhe netë. Fillimisht është rrahur nga oficerët e burgut në Malandrino, menjëherë pas vrasjes së gardianit George Tsironi. Tortura thuhet se ka vazhduar gjatë transferimit në burgun e Nigritas.

Sipas dëshmive, kamera në korridorin e burgut të Nigritas ka regjistruar faktin se në orën 16.00 të së enjtes së kaluar se gardianët e futën shqiptarin në një dhomë pa kamera sigurie. Gjysmë ore më pas në pamje shihen dy punonjësit, që e zvarrisnin jashtë qelisë Karelin e pavetëdijshëm.

Në dëshminë e oficerit të burgut të Nigritas, i cili e shoqëroi atë, thuhet se "gjatë kontrollit fizik paraprak gjeta se ishte goditur. Në 19.15 shkova në qelinë e tij dhe për fat të mirë kam pasur një aparat fotografik me të cilin regjistrova gjithçka . Unë nuk e kam goditur dhe ne s'e kishim një qëllim të tillë. As ndonjë i burgosur nuk e goditi atë. Ai nuk ankohej për dhimbje në trup, vetëm ishte pak i frikësuar".

Free Traffic Exchange