A1 Report - Tiranë, 700 studentë të Mjekësisë të diplomuar, por ende pa diploma

2015-08-22 2

TIRANE- Edhe pse kanë përfunduar studimet në Korrik të vitit të shkuar, rreth 700 studentë të Mjekësisë ende nuk e kanë marrë diplomën. Një gjë e tillë i ka penguar ata të licencohen në profesionin e tyre, dhe për pasojë nuk munden as të punësohen.

Studentët e padiplomuar ende, i përkasin fakulteteve të Mjekësisë, Infermierisë, Stomatologjisë dhe Shëndetit Publik. Ata kanë 6 muaj që kërkojnë një përgjigje por pa asnjë rezultat, për këtë arsye shqetësimin e tyre e kanë ngritur deri në Kryeministri.

Studentët u shprehën të shqetësuar se këto vonesa burokratike po u hapin probleme të ardhmes së tyre, pasi po i pengon ata në studimet jashtë vendit. Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë, afati për të marrë në dorëzim diplomën është gjashtë muaj nga momenti i përfundimit të studimeve.