Analistët: BDI mund të mbështesë Pendarovskin në rrethin e dytë

2015-08-22 1

Analistët politikë nuk e përjashtojnë mundësinë që gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, BDI-ja e Ahmetit të mbështes kandidatin e opozitës për president. Kjo sipas Mersel Bilallit, jo se BDI-ja do të bëjë thirrje që elektorati i saj të votoj Pendarovskin, por do e lejoj atë të votojë sipas bindjeve personale, si realizim të një të drejte demokratike.

"Unë mendoj se BDI-ja nuk do të bëj apel për përkrahje të kandidatit të opozitës, por mendoj se është e pritshme që të thuhet se e drejtë demokratike e çdo qytetari që të votoj ashtu siç dëshiron. Po ashtu, pozitive është se vetë kandidati i opozitës për herë të parë i drejtohet elektoratit në gjuhën shqipe dhe gjithë materiali që disponon e ka edhe në gjuhën shqipe dhe është fjala për një figurë të veçantë i cili është i pranueshëm dhe i çliruar nga nacionalizmi", u shpreh Mersel Bilalli, analist politik.

Megjithatë nga BDI-ja këmbëngulin se idenë e kandidatit konsensual do ta çojnë deri në fund dhe nuk lëshojnë pe. Sipas tyre koncepti për presidentin konsensual nuk është koncept për dukjen apo profilin fizik të presidentit, por është koncept i cili nënkupton konsensualitetin mbi vlerat që përfaqëson presidenti.

"Kemi thënë se një president konsensual duhet që të përfaqësoj vlerat e Marrëveshjes së Ohrit, duhet të ketë orientimin euro-atlantik, duhet të promovoj vlerat e barazisë, solidaritetit apo ato vlera të përgjithshme demokratike që janë të nevojshme. Derisa ne nuk kemi arritur pëlqim nga asnjë palë për sa i përket këtyre vlerave për BDI-në asnjëri nga kandidatët nuk është president konsensual, për shkak se konsensualiteti vjen si rezultat i bisedave, i debateve, po në fund edhe i marrëveshjeve për vlera të përbashkëta që duhet të përfaqësoj një president", u shpreh Teuta Arifi, BDI.

Arifi madje nënvizoi edhe njëherë se asnjëri nga këtë kandidatë nuk i prezanton vlerat e lartpërmendura dhe kjo sipas saj është arsyeja e fushatës së BDI-së për t'i thënë JO presidentit të njëanshëm. Nga BDI shpresojnë se fushata do t'i ndërgjegjësojë subjektet politike dhe do t'i detyrojë ato të fillojnë bisedime serioze para kandidimit të çdo presidenti. Bedri Rexhallari

Free Traffic Exchange