A1 Report - Shijak, atentati ndaj biznesmenit Hoxha dyshohet për konkurrencë

2015-08-22 18

SHIJAK - Ilir Hoxha, biznesmeni, cili mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Durrësit. Sipas bluzave të bardha pranë këtij institucioni plumbat nuk i kanë prekur organet jetësore 45-vjeçarit.

Blutë e Durrësit lidhur më këtë ngjarje kanë shoqëruar 10 persona, të cilët pasi janë marrë në pyetje në ambjentet e policisë së Durrësit janë lënë të lirë, ndërsa policia vijon sërissh hetimet intensive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Të afërm të biznesmenit janë shoqëruar gjithashtu në polici për të dhënë detaje lidhur me faktin nëse Hoxha kishte konflikte të hapura me ndonjë person. 45 vjeçari, pronar i të paktën 5 bizneseve në Durrës, ra pre e një pritë të armtasour në afërsi të banesës tij.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "4 Rrugët e Shijakut", kur persona të paidentifikuar e qëlluan biznesmenin, sapo ai zbriti nga makina tip BMW dhe i ishte drejtuar shtëpisë. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet, të cilat janë të përqendruar në të kaluarën e tij.

Ndërkaq, mes të tjerave po hetohet edhe pista e konkurrencës, pasi mendohet se Hoxha kishte pasur përplasje me pronarë të bizneseve konkurrente.

Free Traffic Exchange