TIRANË -- Partia Socialiste ka kundërshtuar menjëherë sot deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për recensionin në të cilin, sipas tij, ka hyrë ekonomia shqiptare. Sipas PS-së, PD-ja po përpiqet të mbjellë pasiguri, duke thënë çdo ditë të pavërteta, ndërkohë që realiteti është ndryshe.
Sekretari i Këshillit Ekonomik të PS-së, Ervin Bushati, nga foltorja e PS-së deklaroi se " ata, që për tetë vjet qeverisën duke e zhytur ekonominë në krizë janë përgjegjësit ndaj dhe të fundit që duhet të flasin.
E vërtetë, qeveria e PD-së e futi ekonominë në krizë, por qeveria e re po jep siguri për rritje ekonomike. Taksa e ndershme ka rritur rrogat për 97% të shqiptarëve."
Sipas Bushatit, "është hequr taksa e biznesit të vogël dhe është ulur tatimi për fitimin e biznesit të vogël. Biznesi i madh, po ndjen një klimë të re partneriteti me qeverinë. Pas tetë vjet qëndrimi në vend numëro, procesi i legalizimeve ka filluar- duke mbajtur një tjetër premtim të rëndësishëm. Dhe çka më e rëndësishmja për ekonominë," përfundoi Bushati, "borxhet e krijuara nga ish-qeveria e zotit Basha, po shlyhen nga qeveria e re, duke krijuar një stimul ekonomik prej mesë 1,1 miliardë dollarësh."