A1 Report - Haxhinasto: Ulen tarifat per udhetaret, aeroport i ri ne jug

2015-08-22 0

TIRANE - Shqipëria ka tarifat aeroportuale më të larta nga të gjitha vendet e rajonit. Këtë fakt e ka pranuar sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i cili tha se, duke i krahasuar tarifat tona me ato të aeroportit të Korfuzit, ato janë 3 herë më të larta. Sipas Haxhinastoas, ulja e tarifave aeroportuale është domosdoshmëri dhe nga hapja e tregut është ndjerë edhe një ulje e lehtë e tyre. Ministri ripërsëriti edhe një herë idenë për ndërtimin e një aeroporti në Jug të vendit.

"Historitë e kaluara të situatave monopol në treg, të papërgjegjshmërisë në detyrimet ndaj qytetarëve, veçarnërisht ndaj pasagjerëve, nuk do të përsëriten më. Do të shmanget me vlerësimin e avioanicionit civil me të gjithë operatorët e rinj që do të futen ne treg, me eksperiencën më të mirë franceze për të arritur standardin më të mirë europian", u shpreh ai.

Ndërsa Përfaqësuesi i Delegacionit Europian, Francois Begeot, deklaroi se projekti i binjakëzimit me aviacionin civil francez me fondet e BE-së, rrit standardet e Aviacionit Civil Shqiptar.

Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Petrit Sulaj, tha se projekti kap një vlerë 800 mijë euro dhe do të zbatohet në një periudhë 2-vjeçare. Fjala e plotë e Drejtorit Petrit Sulaj

"Projekti që po merr udhë sot është një projekt që kap vlerën e 800.000 mijë Eurove dhe do shtrihet për një periudhe dyvjeçare. Ai synon qëndrueshmërinë, stabilizimin dhe zgjerimin e rezultateve të arritura nga Projekti i parë i Binjakëzimit, me qëllim ecjen përpara drejt forcimit të kompetencës të Autoritetit të Aviacionit Civil në rolin e saj si rregullator dhe mbikëqyrës i të gjithë veprimtarive në fushën e transportit ajror. Korrigjimin e mangësive të identifikuara nga agjencitë ndërkombëtare kontrolluese të aviacionit ndërkombëtar si ICAO, EASA, etj. Ky projekt merr përsipër të kontribuojë ne ecjen përpara të vendit tonë, drejt anëtarësimit të plotë në familjen Europiane", tha Sulaj.

Projekti i binjakëzimit "Forcimi Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar" u organizua në bashkëpunim me Konsorciumin e Drejtorisë se Përgjithshme të Aviacionit Civil Francez dhe Qendrën Rajonale Rumune për Ekselence në Aviacionin Civil.

Free Traffic Exchange