A1 Report - Kareli i dhunuar prej 2 javesh merren ne pyetje 15 gardiane

2015-08-22 0

FIER - Ekspertiza e bërë në Greqi për vdekje e Ilia (Ilir) Kareli nuk është e saktë, pasi mungojnë shumë detaje. Burime zyrtare nga Prokuroria e Fierit thanë se, "nga 15 shenja dhune që ndodhën në trupin e Ilia (Ilir) Karelit dhe qe i kanë shkaktuar vdekjen, janë raportuar në akt ekspertimin e palës greke, vetëm disa prej këtyre".

Kjo ka qenë edhe arsyeja e një riekspertimi të ri. Për këtë arsye dhe pas kërkesës së familjarëve, Prokuroria e Fierit e cila ka nisur dhe një hetim për këtë ngjarje të rëndë, ka kërkuar një tjetër riekspertim, këtë herë nga ana e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të Tiranës.

Burime nga ky institucion kanë bërë të ditur se, Kareli ka fraktura të kafkës, thyerje të saj. Ndërkohë që atij i janë hequr edhe thonjtë.

Burime nga Prokuroria e Fierit kanë bërë të ditur sot se, kanë nisur një procedim penal për vdekjen e të burgosurit Ilia (Ilir) Kareli në qelitë e burgut të Nigritias në Greqi. Kallëzimi penal është bërë nga familjarët e Karelit, ose siç njihet në fshatin Zhupan të Fierit, Kudret Kume.

Pas kallëzimit nga ana e familjarëve, prokuroria ka kërkuar një riekspertim të trupit të viktimës, pasi sipas tyre, akti i ekspertimit të sjellë nga Greqia ishte i paplotë.

Nga ana tjetër halla e Karelit ka akuzuar ka deklaruar se, "nëse i kani hequr organet gjenitale, grekët do të mbajnë përgjegjësi".

Një prej të afërmve ka treguar për A1Report se, Kareli ishte i masakruar, ndërsa ishte i dëmtuar edhe në organet gjenitale.

"Viktima ishte i goditur në të gjitha pjesët e trupit, bile syri i djathtë ishte pothuajse i plasur. Gjoksi i majtë komplet i shtypur, komplet mbrapa shpatullat. Ishte i shtypur edhe në pjesët gjenitale të njeriut", thotë i afërmi i Ilia (Ilir) Karelit.

Ndërkaq që ditën e djeshme në Fier ka qenë edhe vetë drejtori i Mjekësisë Ligjore, i cili ka kryer ekspertime.

Free Traffic Exchange